Futboll Ndërkombëtare Sport

“Arsenal kualifikohet në çerekfinale, Leverkusen i ndëshkuar në Londër”

Arsenal ka siguruar kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve për herë të tretë radhazi, duke eliminuar Bayer Leverkusen me rezultat të përgjithshëm 3‑1. Pas barazimit 1‑1 në udhëtim, londinezët dominuan në “Emirates”, ku fituan 2‑0 në ndeshjen e kthimit.

Golat u realizuan nga Eberechi Eze në minutën e 36‑të me një goditje të bukur nga distanca, dhe më pas nga Declan Rice në minutën e 63, që vulosi rezultatin dhe kualifikimin e Arsenalit.

Në çerekfinale, Arsenali do të përballet me Sporting, që arriti një rikthim dramatik ndaj Bodø/Glimt duke fituar 5‑3 pas vazhdimeve, pavarësisht disavantazhit 0‑3 në ndeshjen e parë.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së