Real Madrid ka konfirmuar dominimin ndaj Manchester City, duke fituar 2-1 në ndeshjen e kthimit dhe duke kaluar më tej me rezultat të përgjithshëm 5-1.
Skuadra madrilene kishte hedhur bazat e kualifikimit që në ndeshjen e parë me fitoren 3-0 në “Santiago Bernabéu”, ku shkëlqeu Federico Valverde me hat-trick.
Në sfidën e kthimit në Angli, ndeshja mori kthesë që herët pas kartonit të kuq për Bernardo Silva, ndërsa Vinicius Junior ishte protagonist për madrilenët me gol nga penalltia.

City reagoi dhe arriti të shënojë, por nuk ishte e mjaftueshme për të përmbysur diferencën e madhe nga ndeshja e parë.
Me këtë sukses, Real Madridi siguron një vend në çerekfinale dhe vazhdon të konfirmojë statusin si një nga favoritët kryesorë për trofeun, ndërsa për Manchester Cityn aventura në këtë edicion mbyllet më herët se pritshmëritë.

