Futboll Sport

Asllani, Hajdari dhe Avdullahu “ari” i Hoffenheimit, kosovarët bëhen aset milionësh për Hoffenheimin

TSG Hoffenheim po vazhdon të mbështetet fuqishëm te talentët kosovarë, ndërsa tre futbollistë të rinj janë kthyer në emra shumë të rëndësishëm për skuadrën gjermane.

Klubi gjerman ka theksuar së fundmi se mund të përfitojë deri në 100 milionë euro nga zhvillimi dhe vlera në treg e Leon Avdullahut, Albion Hajdarit dhe Fisnik Asllanit.

Të tre lojtarët po konsiderohen pjesë kyçe e projektit sportiv të Hoffenheimit, ndërsa paraqitjet e tyre kanë tërhequr vëmendjen në futbollin gjerman dhe më gjerë.

Avdullahu, Hajdari dhe Asllani janë të gjithë nën moshën 23-vjeçare dhe klubi i sheh jo vetëm si futbollistë të rëndësishëm në fushë, por edhe si asete të mëdha financiare për të ardhmen.

Rritja e vazhdueshme e vlerës së tyre në treg dhe performancat pozitive në Bundesligë po e bëjnë Kosovën gjithnjë e më të përfaqësuar në skenën evropiane të futbollit.

Hoffenheim besohet se mund të realizojë fitime të mëdha në të ardhmen nga transferimet eventuale të tre futbollistëve kosovarë, të cilët po konsiderohen ndër talentët më premtues të brezit të ri.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së