Futboll Sport

119 gola dhe 7 trofe, lamtumira e Lewandowski nga Barcelona

Robert Lewandowski ka konfirmuar zyrtarisht largimin e tij nga Barcelona pas katër sezoneve me fanellën blaugrana.

Sulmuesi polak bëri të ditur vendimin përmes një videoje dhe një mesazhi emocionues të publikuar në rrjetet sociale, ku falënderoi tifozët, klubin dhe presidentin Joan Laporta për periudhën e kaluar në Kataloni.

“Pas katër vitesh me objektiva dhe punë të fortë, ka ardhur momenti të shoh përpara. Largohem me ndjesinë se e përmbusha misionin. Katër sezone, tre kampionate. Nuk do ta harroj kurrë dashurinë që kam marrë nga tifozët që nga dita e parë”, shkroi Lewandowski.

Ai shtoi se Barcelona dhe Katalonia do të mbeten gjithmonë pjesë e rëndësishme e jetës së tij, ndërsa falënderoi veçanërisht Laportën për mundësinë që t’i bashkohej klubit katalanas.

Gjatë katër sezoneve te Barcelona, Lewandowski zhvilloi 191 ndeshje dhe realizoi 119 gola, duke u kthyer në një nga sulmuesit më të rëndësishëm të viteve të fundit për klubin.

Me Barcelonën ai fitoi shtatë trofe, përfshirë tre tituj të La Ligës, një Kupë Mbreti dhe tri Superkupa të Spanjës.

Sa i përket së ardhmes, mediat spanjolle raportojnë se 37-vjeçari ka oferta të rëndësishme nga Arabia Saudite dhe MLS, ndërsa në garë për shërbimet e tij përmendet edhe Porto.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së