Botërori 2026 Futboll Sport

Babai ndalon djalin të luajë në Botëror, frikësohet nga ulja e vlerës në merkato

Një vendim i pazakontë ka tronditur opinionin sportiv në Tunizi vetëm pak ditë para Kupës së Botës. Talenti 19-vjeçar i Karlsruhes, Louis Ben Farhat, nuk do të marrë pjesë në turneun botëror, pasi babai i tij refuzoi ftesën e kombëtares tuniziane.

Përzgjedhësi i Tunizisë, Sabri Lamouchi, zbuloi se ishte vetë babai i futbollistit ai që ndaloi pjesëmarrjen e sulmuesit të ri në Botëror.

“Babai i Louis Ben Farhat më telefonoi dhe më tha se ishte shumë herët që djali i tij të mbante peshën e Kupës së Botës. Ai refuzoi zyrtarisht ftesën. U shokova”, deklaroi Lamouchi për mediat tuniziane.

Sipas raportimeve që qarkullojnë në Tunizi, arsyeja kryesore lidhet me frikën se një paraqitje e dobët e kombëtares në turne mund të ulë vlerën e lojtarit në tregun e transferimeve dhe të ndikojë negativisht në karrierën e tij.

Ky vendim ka shkaktuar reagime të ashpra në opinionin sportiv tunizian, ku shumë tifozë e konsiderojnë refuzimin si mungesë respekti ndaj fanellës së kombëtares.

Louis Ben Farhat konsiderohet një nga talentet më premtues të Tunizisë dhe pritej të ishte një nga emrat më interesantë të ekipit në Kupën e Botës.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së