Futboll Sport

Muriqi në ankth, vetëm një mrekulli shpëton Mallorcën nga rënia

Mallorca e Vedat Muriqit është një hap larg rënies nga La Liga, pasi pësoi humbje të rëndë 2-0 në transfertë ndaj Levantes në javën e 37-të të kampionatit spanjoll.

Skuadra vendase kaloi në epërsi në minutën e 32-të me Carlos Espi, i cili përfitoi nga një gabim në mbrojtjen e Mallorcës dhe realizoi për 1-0, duke ndezur atmosferën në stadium.

Mallorca tentoi të reagojë në pjesën e dytë, por ekipi i drejtuar rreth Vedat Muriqit hasi vështirësi të mëdha në krijimin e rasteve konkrete dhe nuk arriti të rikthehej në lojë.

Goditja përfundimtare erdhi në minutën e 87-të, kur Kervin Arriaga shënoi me kokë pas një goditjeje nga këndi, duke vulosur fitoren 2-0 të Levantes.

Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi luajti gjatë gjithë ndeshjes, por nuk arriti të linte gjurmë në repartin ofensiv në një nga sfidat më të rëndësishme të sezonit për klubin spanjoll.

Pas kësaj disfate, Mallorca mbetet në pozitë shumë të vështirë në tabelë dhe tashmë shpresat për mbijetesë janë minimale. Në javën e fundit, skuadrës së Muriqit i duhet fitore me diferencë të thellë golash, ndërsa pret edhe humbjen e Elches për të shmangur rënien në Segunda Division.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së