Përballja e parë gjysmëfinale e Coppa Italia mes Como 1907 dhe Inter Milan ka përfunduar pa fitues.
Takimi i zhvilluar në stadiumin Stadio Giuseppe Sinigaglia u mbyll me rezultatin e bardhë 0-0, në një sfidë të luftuar, por pa konkretizim nga të dyja skuadrat.
Me këtë epilog, gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit, e cila do të zhvillohet më 22 prill në San Siro.
Aty do të vendoset skuadra që do të sigurojë biletën për në finalen e Kupës së Italisë.

