Trabzonspor ka arritur një fitore të madhe me përmbysje ndaj İstanbul Başakşehir FK, duke triumfuar 4-2 në një sfidë dramatike të vlefshme për javën e katërt të Turkish Cup.
Protagonist absolut i mbrëmjes ishte sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Ernest Muçi, i cili kontribuoi me dy asistime vendimtare në përmbysjen e madhe të skuadrës së tij.
Muçi dha sinjalin e parë që në minutën e 6-të me një asistim të saktë, ndërsa në minutën e 70-të shërbeu sërish në mënyrë perfekte, duke i hapur rrugë golit të barazimit 2-2, të realizuar nga Rayyan Baniya Eskihellaç.
Nga minuta e 70-të deri në të 85-tën, Trabzonspori shpërtheu me tre gola brenda 15 minutash, duke përmbysur plotësisht rezultatin. Në listën e realizatorëve u shtuan edhe Paul Onuachu në minutën e 84-të dhe Ozan Tufan vetëm një minutë më pas, duke vulosur triumfin 4-2.
Një mbrëmje për t’u mbajtur mend për Muçin, i cili po konfirmon formën e tij të shkëlqyer dhe rëndësinë që ka në repartin ofensiv të Trabzonsporit.

