Futboll Sport Vendi

Barazimi që kushtoi shumë, Ferizaj shkarkon trajnerin

FC Ferizaj ka vendosur të shkarkojë kryetrajnerin Nevil Dede, pas një serie rezultatesh që kulmuan me barazimin 1:1 ndaj Prishtinës së Re në javën e 29-të të elitës së futbollit kosovar.

Ndeshja e fundit rezultoi zhgënjyese për ferizajasit, të cilët konsideroheshin favoritë të mëdhenj përballë skuadrës së fundit në tabelë. Megjithatë, ekipi nuk arriti të marrë më shumë se një pikë, duke pësuar gol në minutat e fundit dhe duke humbur një mundësi të artë për t’u shkëputur në renditje.

Pas këtij rezultati, drejtuesit e klubit kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin me trajnerin, duke theksuar se vendimi është marrë në funksion të interesit të klubit dhe objektivave të sezonit.

“Klubi ynë njofton se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Nevil Dede. Për zhvillimet e radhës do të njoftojmë me kohë”, thuhet në reagimin zyrtar të FC Ferizajt.

Aktualisht, Ferizaj renditet në vendin e shtatë me 33 pikë, ndërsa Prishtina e Re mbetet në fund të tabelës me 28 pikë.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së