Lionel Messi po vazhdon formën e jashtëzakonshme në prag të Botërorit, duke dhënë një tjetër performancë vendimtare në MLS. Ylli argjentinas realizoi dy gola në fitoren 3:2 të Inter Miamit ndaj Colorado, duke konfirmuar ndikimin e tij të madh në skuadër.
Golin e parë e shënoi nga penalltia, ndërsa të dytin në minutën e 79-të, duke vulosur fitoren në një ndeshje të luftuar deri në fund. Paraqitja e tij ishte vendimtare për tre pikët e radhës së ekipit amerikan.
Messi po kalon një moment të shkëlqyer, pasi ka arritur në shtatë gola në shtatë paraqitje në këtë edicion, statistikë që tregon vazhdimësinë dhe formën e tij të lartë.

