Futboll Kombëtarja Maqedonia Ndërkombëtare Sport

Bardhi vendimtar nga stoli, Konyaspor mposht Galatasarayin

Konyaspor ka arritur një fitore të madhe në javën e 23-të të Süper Lig, duke mposhtur me rezultat 2-0 kampionët e Galatasaray.

Një rol të rëndësishëm në këtë triumf pati kapiteni i Përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi, i cili u inkuadrua në lojë nga stoli në minutën e 72-të dhe ndryshoi rrjedhën e takimit me paraqitjen e tij energjike dhe kreative.

Në momentin kur rezultati ishte 1-0, Bardhi ndërtoi një aksion të shkëlqyer në minutën e 81-të, duke asistuar me saktësi për Kramer, i cili realizoi pa vështirësi për 2-0 dhe vulosi fitoren e vendasve.

Mesfushori tregoi qetësi, vizion dhe kontroll në fazën e mesfushës, duke i dhënë skuadrës stabilitet në minutat vendimtare.

Me këtë sukses, Konyaspor bën një hap të rëndësishëm në renditje, duke grumbulluar 23 pikë dhe duke u larguar nga zona e rrezikut, ndërsa Galatasaray pëson një humbje që mund të ndikojë në garën për titull.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së