Futbollisti kosovar Baton Zabërgja po vazhdon të shkëlqejë në kampionatin ukrainas, duke qenë sërish protagonist për skuadrën e tij Metalist 1925 Kharkiv.
Në përballjen e javës së 19-të të Ukrainian Premier League ndaj FC Rukh Lviv, ekipi mysafir arriti të krijojë epërsi 0:2, me Zabërgjën që vulosi golin e dytë të ndeshjes.
Sulmuesi kosovar realizoi një gol shumë të bukur në minutën e 26-të, duke vazhduar formën e shkëlqyer që po kalon në javët e fundit të kampionatit.

Për Zabërgjën ky ishte goli i tretë në tri ndeshjet e fundit në ligë këtë sezon, një tregues i qartë i momentit pozitiv që po kalon lojtari dhe i rëndësisë që ka fituar në formacionin e Metalist 1925.
Me paraqitjet e fundit, 23-vjeçari po konfirmohet si një nga lojtarët më në formë të skuadrës ukrainase, duke kontribuar drejtpërdrejt në rezultatet pozitive të ekipit të tij.

