Futboll Sport Vendi

Gjilani merr tri pikë të vlefshme në Ferizaj, vazhdon garën për Europë

SC Gjilani ka marrë një fitore të rëndësishme në javën e 23-të të Superliga e Kosovës, duke triumfuar si mysafir ndaj KF Ferizaj me rezultat 1:2.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin me bari sintetik në Ferizaj solli një duel të luftuar, por në fund ishin mysafirët nga Gjilani që dolën më të suksesshëm. Golat për skuadrën “bardhekuq” u realizuan nga Armend Thaqi dhe Senad Jarovic, të cilët i siguruan ekipit të tyre tri pikë të rëndësishme.

Nga ana tjetër, golin e vetëm për vendasit e shënoi Oguns. Falë këtij triumfi, Gjilani arrin në kuotën e 36 pikëve dhe renditet në pozitën e pestë në tabelë, duke mbetur në garë për një vend që siguron pjesëmarrjen në garat evropiane.

Ndërkohë, Ferizaj mbetet me 23 pikë dhe vazhdon të jetë në zonën e “play-off”-it për mbijetesë.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së