Sport

Bayern nis bisedimet për rinovimin e kontratës me Harry Kane

Bayern Munich ka ndërmarrë hapat e parë drejt rinovimit të kontratës me Harry Kane. Klubi bavarez ka hapur zyrtarisht bisedimet me sulmuesin anglez, me synimin për ta mbajtur atë në “Allianz Arena” përtej kontratës aktuale, deri në vitin 2028 ose 2029.

Lajmi është konfirmuar nga drejtori sportiv i Bayern-it, Max Eberl, i cili deklaroi shkurtimisht: “Jemi në bisedime me Harry.”

Sipas raportimeve të Sky Deutschland, Kane është i hapur dhe i gatshëm për të rinovuar kontratën, pa pasur asnjë plan për largim nga Mynihu. Sulmuesi anglez ndihet i kënaqur te Bayern, vlerëson ambientin në klub, mbështetjen e tifozëve dhe jetën në qytetin bavarez.

Harry Kane është kthyer në një figurë kyçe të Bayern-it që nga transferimi i tij, duke qenë vendimtar me golat dhe paraqitjet e tij, çka e bën rinovimin e kontratës një prioritet për drejtuesit e klubit gjerman.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së