Futboll Ndërkombëtare Sport

Bayerni mund të kurorëzohet kampion që sot

Bayern Munich është shumë pranë shpalljes kampion në Bundesligë, teksa mund ta sigurojë matematikisht titullin që këtë fundjavë, në varësi të rezultateve.

Pas kualifikimit dramatik në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit, bavarezët kanë rikthyer fokusin te kampionati, ku ndodhen në një pozitë shumë të favorshme për të mbyllur garën për titull.

Drejtori sportiv, Max Eberl, vlerësoi karakterin e skuadrës pas përballjes së vështirë në Evropë, duke theksuar se ekipi ka treguar forcë, reagim dhe mentalitet fitues në momentet më të rëndësishme.

Bajerni mund të shpallet kampion nëse Borussia Dortmund nuk arrin të fitojë ndaj Hoffenheimit, ndërsa një fitore e ekipit të Mynihut ndaj Stuttgartit do ta vuloste përfundimisht titullin. Në rast të një hapi fals të Dortmundit, edhe një barazim do të ishte i mjaftueshëm për bavarezët.

Klubi gjerman synon kështu titullin e 35-të në histori, duke konfirmuar dominimin në Bundesligë dhe duke e kthyer këtë javë në një moment kulmor për sezonin.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së