Një histori e veçantë vjen nga futbolli anglez, ku skuadra e Coventry City ka vendosur të shpërblejë besnikërinë e tifozëve të saj në një mënyrë të rrallë.
Pas rikthimit në elitën e futbollit anglez për herë të parë pas 25 vitesh, nën drejtimin e ish-yllit të Chelsea, Frank Lampard, drejtuesit e klubit vendosën të bëjnë një gjest simbolik për mbështetësit më të devotshëm.

Bëhet fjalë për rreth 5000 tifozë, të cilët për vite me radhë kanë qëndruar pranë ekipit edhe në momentet më të vështira. Për ta, klubi kishte paralajmëruar që nga viti 2023 paketa të veçanta, të cilat tani po realizohen si shpërblim për besnikërinë e treguar.
Falë këtij vendimi, tifozët përfitues do të kenë mundësinë të ndjekin nga afër ndeshjet e mëdha të Premier League, duke shijuar rikthimin e ekipit të tyre në nivelin më të lartë.

Ky veprim është përshëndetur gjerësisht dhe është bërë viral në rrjet, si një shembull i rrallë i mirënjohjes së një klubi ndaj tifozëve të vet.

