Ndërkombëtare Sport Sporte tjera

Berisha i pandalshëm në MMA, fiton për 31 sekonda

Arlind Berisha ka vazhduar serinë e fitoreve në artet mikse marciale (MMA), duke regjistruar triumfin e radhës, të pestin në karrierën e tij profesionale. Luftëtari shqiptar mposhti kundërshtarin nga Brazili, Wesley Silva, në vetëm 31 sekonda luftë.

Berisha e siguroi fitoren përmes një mberthimi, duke e detyruar kundërshtarin të dorëzohet shumë shpejt, në një paraqitje dominuese që konfirmon formën e tij të lartë.

Kjo fitore u regjistrua në kuadër të organizatës FCR MMA, një prej organizatave më të respektuara të MMA-së në Suedi, ku Berisha po ndërton me hapa të sigurt karrierën e tij.

Me pesë fitore radhazi, Arlind Berisha po dëshmon se është një garues me potencial të madh në sportin e arteve mikse marciale, ndërsa pritet që shumë shpejt të garojë edhe në organizata më të njohura dhe më prestigjioze të MMA-së, si UFC apo Glory.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së