Pas lajmit të konfirmuar nga TV Mergata për largimin e trajnerit Michalis Kakiouzis, Sigal Prishtina ka reaguar zyrtarisht duke njoftuar se ka arritur marrëveshje me trajnerin e ri të skuadrës.
Përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook, klubi nga kryeqyteti ka bërë të ditur se drejtimin e ekipit të parë e ka marrë trajneri malazez Dushan Dubljevic, i cili vjen në Prishtinë me përvojë të gjerë ndërkombëtare.
“Kemi arritur marrëveshje me trajnerin Dushan Dubljevic, i cili merr drejtimin e ekipit të parë”, thuhet në njoftimin e klubit.
Trajneri Dubljeviq ka udhëhequr më parë skuadra si KK Sutjeska Nikšić dhe KK Teodo Tivat, duke pasur paraqitje edhe në ABA League dhe ABA League 2. Sipas klubit, ai sjell një filozofi pune të bazuar në angazhim maksimal, përgjegjësi dhe respekt për fanellën vlera që përfaqësojnë identitetin e Sigal Prishtinës.
Ditë më parë, Sigal Prishtina dhe trajneri Michalis Kakiouzis ndanë rrugët për arsye familjare, duke i hapur rrugë këtij ndryshimi në stafin teknik.

