Sport

Betim Halimi: Java e paharrueshme në Chelsea, nga Pozherani në Cobham

Portieri i njohur kosovar Betim Halimi ka zbuluar për Telegrafi Sport një nga episodet më interesante të karrierës së tij, periudhën kur ishte në prova te gjiganti anglez Chelsea. Halimi rrëfen se ende e ka të vështirë ta besojë atë përvojë, e cila për të mbetet pothuajse e pabesueshme. “Me thënë të drejtën, ende nuk mund ta besoj.

E kam lënë si histori anash, sepse ishte diçka e jashtëzakonshme. Kam qenë një javë në Cobham, qendra stërvitore e Chelseat,” – u shpreh ai. Portieri kosovar tregon kontrastin e madh mes futbollit vendor dhe kushteve që gjeti në Angli. “Kur shkon nga Vllaznia e Pozheranit në një qendër stërvitore ku i sheh të gjitha grupmoshat dhe ekipin e parë, me kushte të jashtëzakonshme dhe rreth 28 fusha stërvitore, ndihesh sikur je humbur brenda.” Sipas Halimit, ajo përvojë ishte edhe më e fortë duke pasur parasysh realitetin e futbollit kosovar në atë periudhë. “Në atë kohë, futbolli i Kosovës nuk i kishte as kushtet elementare.

Ajo që pashë aty ishte diçka krejt tjetër.” Ai zbulon gjithashtu se gjatë provave pati mundësinë të stërvitej përkrah emrave të mëdhenj, të cilët sot janë pjesë e elitës së futbollit evropian. “Kam stërvitur me Tammy Abraham, Charly Musonda dhe lojtarë të tjerë me emra të mëdhenj që sot luajnë në klube të mëdha.”

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së