Situata në Lindjen e Mesme vazhdon të përshkallëzohet me bombardime drejt Iranit dhe sulme me raketa e dronë në mbarë Gjirin Persik, ndërsa luftimet janë duke ndodhur në nivele të ndryshme mes Iranit, SHBA-ve, Izraelit dhe vendeve të tjera të rajonit. 32 të lënduar nga sulmi ndaj anijes iraniane në Sri Lanka.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Baghdad u ka bërë thirrje qytetarëve të saj që të largohen menjëherë nga Iraku, pasi furnizimi me energji elektrike është ndërprerë plotësisht në të gjitha provincat e vendit. “Qytetarët amerikanë në Irak inkurajohen fuqimisht të largohen sapo të jenë në gjendje ta bëjnë këtë në mënyrë të sigurt dhe të qëndrojnë brenda shtëpive derisa kushtet të jenë të sigurta për nisje”, deklaroi ambasada në platformën X. “Nëse është e sigurt për ta bërë këtë, amerikanët duhet të largohen nga Iraku tani.”
Mbi 17.500 amerikanë janë kthyer në Shtetet e Bashkuara që kur SHBA-ja dhe Izraeli nisën luftën kundër Iranit. Mbi 8.500 prej tyre janë kthyer vetëm dje, deklaroi zëvendëssekretari i Shtetit, Dylan Johnson.

