Kombëtarja Sport Vendi

BUJSHME / Ylli i Kombëtares mes “dy zjarreve”, në Itali zbulojnë të vërtetën për shqiptarin

E ardhmja e Ylber Ramadanit ka qenë një nga temat më të diskutuara në merkaton e dimrit, por tashmë dilemat janë shuar. Mesfushori i Kombëtares shqiptare do të vijojë karrierën në Serie A, duke mbetur pjesë e Lecce-s të paktën edhe për një sezon tjetër.

Sipas gazetarit të njohur italian Nicolo Schira, klubi verdhekuq ka aktivizuar opsionin e rinovimit të kontratës, një klauzolë e parashikuar më herët në marrëveshje. Rinovimi ka ardhur në formë automatike, duke e mbajtur Ramadanin të lidhur me Lecce-n deri në verën e vitit 2027.

Ky vendim konfirmon besimin e plotë që drejtuesit e klubit italian kanë te mesfushori shqiptar, i cili është shndërruar në një element të rëndësishëm të skuadrës falë paraqitjeve të tij të qëndrueshme dhe rolit kyç në mesfushë.

Deri pak ditë më parë, Ramadani ishte përfolur si një nga lojtarët që mund të largohej gjatë merkatos së janarit, duke u gjendur mes “dy zjarreve”. Megjithatë, vetë futbollisti nuk ishte i prirur për një largim të menjëhershëm, ndërsa vendimi i Lecce-s i jep fund çdo spekulimi.

Me kontratën tashmë të rinovuar, Ylber Ramadani pritet të vazhdojë të jetë një pikë referimi si për klubin italian, ashtu edhe për Kombëtaren shqiptare në sfidat e ardhshme.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së