Futboll Kombëtarja Ndërkombëtare Sport

Çalhanoglu para sfidës me Kosovën: “Jemi vëllezër, kam respekt të madh për ta”

Në prag të përballjes vendimtare ndaj Kosovës, përfaqësuesja e Turqisë ka mbajtur konferencën zyrtare për media, ku përkrah përzgjedhësit Vincenzo Montella ka folur edhe mesfushori i Inter, Hakan Çalhanoğlu.

Ylli turk ka pasur vetëm fjalë pozitive për kundërshtarin, duke theksuar lidhjen dhe respektin që ndjen ndaj kosovarëve.

“Ne jemi vëllezër musliman”, u shpreh Çalhanoglu, duke vënë në pah afërsinë mes dy popujve. Ai tregoi gjithashtu se ka njohje personale me disa nga futbollistët e Kosovës, duke përmendur Vedat Muriqi dhe Mërgim Vojvoda.

“Unë e njoh Vedatin dhe Vojvodën, kam shumë shokë shqiptarë. Di edhe disa fjalë shqip, por nuk mund t’i them këtu në konferencë…”, shtoi ai me humor.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së