Futboll Ndërkombëtare Sport

Chelsea shkarkon trajnerin pas vetëm 107 ditësh në krye

Trajneri i Chelseat, Liam Rosenior, është shkarkuar pas një serie negative rezultatesh në Premier League, ku skuadra pësoi pesë humbje radhazi. Vendimi është marrë pas një takimi të brendshëm të klubit për të diskutuar të ardhmen e tij.

Humbja e fundit 3:0 dhe rënia e ndjeshme e formës, që ka zbehur dukshëm shanset për një vend në Ligën e Kampionëve, kanë qenë vendimtare për largimin e teknikut anglez. Rosenior qëndroi në krye të skuadrës vetëm katër muaj.

Ai kishte nënshkruar kontratë gjashtëvjeçare në janar, por rezultatet e dobëta – shtatë humbje në tetë ndeshjet e fundit – detyruan drejtuesit e klubit të reagojnë shpejt. Në vend të tij, si trajner i përkohshëm deri në fund të sezonit është emëruar Calum McFarlane.

Chelsea do të përballet me Leeds United në gjysmëfinalen e Kupës FA në “Wembley”, ndërsa në kampionat renditet në vendin e shtatë. Skuadra londineze nuk ka arritur të shënojë në pesë humbjet e fundit, duke regjistruar një nga ecuritë më të dobëta që nga viti 1912.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së