Irani mund të mos marrë pjesë në Kupën e Botës, ndërsa situata mbetet e paqartë për shkak të tensioneve politike dhe negociatave të vazhdueshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ministri i Sportit i Iranit, Ahmad Doniamali, ka deklaruar se mungesa në Botëror është një opsion real dhe se një vendim përfundimtar mund të merret në varësi të zhvillimeve në javët në vijim.
Sipas tij, federata dhe ekipi kombëtar po përgatiten për çdo skenar, duke planifikuar një kamp stërvitor në një vend fqinj gjatë javës së tretë të muajit maj, i cili pritet të zgjasë rreth një javë.
“Ne mund të marrim vendim për të mos shkuar. Nëse kushtet e sigurisë për lojtarët nuk garantohen dhe vendi pritës nuk sillet në mënyrë të drejtë, atëherë do të veprojmë në përputhje me rrethanat”, ka theksuar Doniamali.
Pjesëmarrja e Iranit në Botëror mbetet kështu në pikëpyetje, ndërsa zhvillimet politike pritet të kenë ndikim të drejtpërdrejtë edhe në skenën sportive ndërkombëtare.

