Miss Cindy Beqiraj, me prejardhje nga Baballoqi i Deçanit dhe e lindur në Zvicër, është një nga emrat më premtues të modelingut shqiptar në skenën ndërkombëtare. Me bukurinë, elegancën dhe përkushtimin e saj, Cindy ka përfaqësuar Kosovën në kompeticione prestigjioze si Top Model Miss of the World, ku ka fituar disa tituj të rëndësishëm dhe ka marrë vëmendjen e mediave vendore dhe ndërkombëtare.
Rrugëtimi i saj në botën e modës është ndërtuar mbi punë të palodhur, disiplinë dhe ambicie të qartë. Përkushtimi i saj profesional është vlerësuar edhe nga figura të rëndësishme të kësaj fushe.
Presidenti i Top Model Miss, Bajram Rama, një emër me përvojë të gjatë në industrinë e modës, ka folur me fjalë të mëdha për Cindy Beqirajn. Ai thekson se Cindy është një vajzë shumë e disiplinuar, e dëgjueshme dhe e përkushtuar ndaj punës së saj. “Cindy ka disiplinë dhe karakter të fortë. Është një vajzë e edukuar dhe shumë e përkushtuar. Me talentin që ka, besoj fuqishëm se do t’i arrijë ëndrrat e saj dhe do të ketë sukses të madh në të ardhmen”, është shprehur Rama.
Aktualisht, Cindy Beqiraj vazhdon me sukses karrierën e saj në modeling dhe showbiz, duke u angazhuar në projekte të reja, sfilata mode dhe bashkëpunime të ndryshme. Ajo synon që edhe në të ardhmen të përfaqësojë me dinjitet Kosovën dhe bukurinë shqiptare në arenën ndërkombëtare.
Me hapa të sigurt drejt suksesit, Cindy Beqiraj mbetet një emër për t’u ndjekur nga afër në botën e modës dhe spektaklit.
Bajram Rama

