Futboll Liga e Kampionëve Ndërkombëtare Sport

Çmenduri në Champions! Bayern rrëzon Realin në sekondat e fundit dhe fluturon në gjysmëfinale

Bayern Munich ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të UEFA Champions League pas një përballjeje spektakolare ndaj Real Madrid, duke triumfuar 4-3 në një ndeshje të çmendur plot kthesa.

Takimi nisi me surprizë, pasi madrilenët kaluan në avantazh pas vetëm 34 sekondave lojë. Një gabim i portierit Manuel Neuer u shfrytëzua në maksimum nga Arda Güler, i cili realizoi një gol të bukur nga distanca.

Megjithatë, reagimi i Bayern-it ishte i menjëhershëm. Vetëm pak minuta më vonë, bavarezët barazuan rezultatin, ndërsa loja mori ritëm të jashtëzakonshëm. Güler realizoi edhe një tjetër gol spektakolar nga goditja e lirë në minutën e 29-të, duke rikthyer epërsinë për Realin.

Por sërish, përgjigjja e ekipit gjerman erdhi përmes Harry Kane, i cili barazoi shifrat në minutën e 38-të, duke mbajtur të hapur çdo skenar para pushimit.

Në pjesën e dytë, tensioni u rrit edhe më shumë. Kylian Mbappé shënoi për Real Madridin, duke i dhënë avantazhin skuadrës spanjolle, ndërsa ndeshja vazhdoi me ritëm të lartë dhe raste të shumta në të dyja anët.

Moment kyç erdhi në minutën e 86-të, kur Eduardo Camavinga u përjashtua me karton të kuq, duke lënë Realin me një lojtar më pak në fushë në minutat vendimtare.

Kjo epërsi numerike u shfrytëzua nga Bayern Munich, që arriti të barazojë fillimisht përmes një devijimi pas goditjes së Luis Díaz, ndërsa në sekondat e fundit të takimit, Michael Olise realizoi golin vendimtar në minutën e 94-t, duke vulosur fitoren 4-3.

Me këtë sukses, Bayern Munich avancon në gjysmëfinale, ku do të përballet me Paris Saint-Germain, në një tjetër përballje të madhe europiane.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së