“Financial Times” ka raportuar se linjat ajrore globale, në dy javët e fundit, kanë shkurtuar rreth dy milionë vende nga oraret e tyre, për shkak të rritjes së naftës.
Sipas gazetës britanike mësohet se mijëra fluturime janë anuluar, ndërsa disa linja po operojnë me aeroplanë më të vegjël duke synuar kështu kursimin e karburantit.

Transportuesit e Gjirit, përfshirë këtu Emiratet e Bashkuara, Etihad dhe Qatar, fluturimet e të cilëve thuhet se janë në rimëkëmbje pas tensioneve të ashpra mes SHBA-ve dhe Iranit, kanë ripërcaktuar oraret e tyre të majit, duke përfshirë anulimin e fluturimeve, tregojnë të dhënat e Cirium.

Numri i vendeve të disponueshme në të gjitha linjat ajrore mësohet të ketë rënë nga 132 milionë në 130 milionë midis mesit dhe fundit të prillit.
Transportuesit ndërkombëtarë nga British Airways dhe United te China Air dhe ANA e Japonisë kanë shkurtuar ose shtuar gjithashtu kapacitete të konsiderueshme, duke riorganizuar rrjetin e tyre për të lehtësuar pengesat në udhëtimet globale.
