Futboll Sport

Dalin në shitje biletat për Kosovë – Andorrë, ja çmimet

Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë të ditur se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen miqësore ndaj Andorrës, e cila zhvillohet më 7 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Takimi do të nisë nga ora 20:00, ndërsa interesimi i tifozëve pritet të jetë i madh.

Sipas njoftimit të FFK-së, çmimet e biletave janë:

  • Veri & Jug – 10 euro
  • Lindje – 20 euro
  • Perëndim – 30 euro
  • VIP – 100 euro

Blerja bëhet online dhe një person mund të blejë deri në katër bileta.

Pas pagesës, bileta dërgohet në email dhe duhet të printohet në format A4. FFK ka bërë të ditur se biletat janë të personalizuara dhe secila prej tyre vlen vetëm për një person.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së