Futboll Shqipëria Sport

Delis Gjeci firmos kontratën e parë profesioniste me Inter Milan

Inter Milan ka arritur marrëveshje për të zgjatur kontratën e sulmuesit të ekipit U-17, Delis Gjeci.

16-vjeçari, me origjinë shqiptare dhe i lindur në Itali në vitin 2009, ka nënshkruar kontratën e tij të parë profesioniste me Interin. Ai ka realizuar 4 gola dhe ka dhënë 3 asistime në 8 paraqitje me ekipin U-17, ndërsa ka debutuar edhe me ekipin Inter Primavera si dhe në UEFA Youth League. Gjeci konsiderohet si një nga talentet më premtuese që po del nga akademia e klubit.

Ai do të jetë i lidhur me klubin deri në vitin 2028, duke përfituar pagën maksimale të lejuar për lojtarët e rinj,një sinjal i qartë i besimit që drejtuesit kanë ndaj tij pasi më herët ishte pranë largimit për t’iu bashkuar Empoli FC.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së