Fisnik Asllani i ka dhënë fund “thatësirës” së golave, duke u rikthyer në listën e realizatorëve në përballjen e fundit të kampionatit ndaj SC Freiburg.
Sulmuesi kosovar shënoi golin që zhbllokoi rezultatin dhe i dha avantazhin skuadrës së tij në një moment kyç të takimit. Vetëm një minutë pas fillimit të pjesës së dytë, një asistim perfekt nga Vladimír Coufal gjeti Asllanin brenda zonës, i cili finalizoi me qetësi dhe saktësi, duke dërguar topin në rrjetë.
Ky gol pritet t’i japë më shumë besim 21-vjeçarit për vazhdimin e sezonit dhe të forcojë pozicionin e tij si një nga elementët kryesorë ofensivë të skuadrës.
Asllani vazhdon të tregojë potencial dhe ndikim në lojën e ekipit, duke qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm në fazën sulmuese.

