Sport

Derbi i shqiptarëve në Zvicër! Shaqiri magjik, Hajrizi “mur” – yjet kuqezi dominojnë spektaklin

Derbi i shqiptarëve në kampionatin zviceran ka dhuruar emocione dhe futboll cilësor, teksa Baseli dhe Sioni janë ndarë në një barazim 1-1, në një përballje ku në fushë u aktivizuan plot pesë futbollistë shqiptarë.

Në anën e Basel-it, Xherdan Shaqiri konfirmoi edhe një herë statusin e liderit absolut, duke zhvilluar një paraqitje spektakolare. Ylli shqiptar dhuroi një asist vendimtar dhe u shpall lojtari i ndeshjes, duke u vlerësuar me notën 8.4 nga SofaScore, më e larta e takimit.

Përballë tij, te Sioni, spikati Kreshnik Hajrizi, i cili u shndërrua në një “mur” në mbrojtje. Qendërmbrojtësi shqiptar ndërhyri në disa momente kyçe, duke shmangur gola të sigurt dhe u vlerësua me notën 8.0, një nga performancat më të mira të sezonit për të.

Në këtë duel u paraqitën gjithashtu edhe Donat Rrudhani, Benjamin Kololli dhe Rilind Nivokazi. Nivokazi regjistroi një asist, por u vlerësua me 6.9, ndërsa Rrudhani mori notën 6.3, duke u detyruar të largohej nga fusha për shkak të një dëmtimi.

Ky barazim konsiderohet si një hap prapa për Baselin, i cili “humbi” dy pikë të rëndësishme në garën për titull. Skuadra e Shaqirit tani numëron 33 pikë, plot 10 më pak se lideri Thun.

Nga ana tjetër, Sioni vazhdon një sezon të qëndrueshëm dhe mban vendin e pestë në renditje me 31 pikë, duke mbetur në zonën konkurruese të tabelës.

Një ndeshje që konfirmoi edhe një herë peshën dhe ndikimin e futbollistëve shqiptarë në elitën e futbollit zviceran.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së