Florentino Perez pranon më në fund se problemet e Real Madrid nuk ishin vetëm te trajnerët, por te një sezon i mbingarkuar dhe kalendari i çmendur i ndeshjeve.
Në një intervistë për El País, presidenti i klubit madrilen deklaroi se FIFA Club World Cup 2025 ndikoi drejtpërdrejt në dështimin e sezonit:
“Kupa e Botës për Klube na vrau. Nuk patëm pushim veror dhe pas tre muajsh kishim 28 lëndime.”
Perez theksoi se skuadra e mbylli vitin pa trofe dhe pranoi se nuk ishte faji i trajnerëve si Xabi Alonso apo Álvaro Arbeloa.
Ai shtoi:
“Nuk duhet të çmendemi. Ideja që mund ta fitojmë Champions League çdo vit është qesharake. Fitimi i gjashtë titujve në 10 vjet është diçka që askush nuk e ka bërë.”
Ndërkohë, stoli i Real Madrid vazhdon të mbetet i paqartë, teksa në Spanjë vazhdojnë spekulimet për një rikthim të mundshëm të José Mourinho në “Santiago Bernabéu”.

