Futboll Sport

Lojë e dyfishtë! Isufi gënjeu Kosovën dhe Shqipërinë brenda ditës?

Një skandal i pazakontë ka shpërthyer rreth futbollistit të Moldes, Blerton Isufi, pasi dokumente dhe komunikime zyrtare të publikuara nga gazetari Endi Tufa në Top Channel hedhin dritë mbi një situatë të dyshimtë mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Gjithçka nisi pasi emri i Isufit u përfshi në listën e Kombëtares U-21 të Shqipërisë për ndeshjet miqësore. Menjëherë pas kësaj, lojtari dha deklarata për mediat në Kosovë, duke pretenduar se kishte refuzuar Shqipërinë dhe se zgjedhja e tij e vetme ishte Përfaqësuesja e Kosovës.

Por dokumentet e publikuara tregojnë një tjetër version të ngjarjes.

Sipas mesazheve private të zbardhura, Isufi i kishte komunikuar stafit të Shqipërisë U-21 dhe trajnerit Alban Bushi se dëshironte të luante për kuqezinjtë, por pengesa ishte klubi i tij, Molde, që nuk po i jepte leje për shkak të ndeshjeve të rëndësishme.

“Kam qenë shumë i gatshëm dhe me shumë dëshirë për të ardhur dhe për të përfaqësuar shtetin tim, Shqipërinë… Për fat të keq, klubi nuk po ma jep lejen”, shkruante lojtari në komunikimin privat.

Ndërkohë, në deklaratat publike në Kosovë, Isufi paraqiti një narrativë krejt tjetër, duke lënë të kuptohej se kishte refuzuar Shqipërinë për arsye emocionale dhe kombëtare.

Publikimi i dokumenteve ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale dhe mediat sportive, pasi rasti po konsiderohet si një manipulim i dyfishtë që ka tensionuar artificialisht raportet mes tifozëve të Shqipërisë dhe Kosovës.

Situata ka hapur debat edhe për mënyrën se si futbollistët e rinj menaxhojnë zgjedhjen e përfaqësueseve, në një kohë kur shumë talente shqiptare ndodhen mes dy federatave.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së