Napoli ka hedhur një hap fals në garën për titull në Serie A, duke u ndalur në një barazim pa gola 0–0 ndaj Parmas. Në këtë përballje, mbrojtësi i Kombëtares së Kosoves Amir Rrahmani ishte pjesë e formacionit, por skuadra napolitane nuk arriti të gjejë rrugën e rrjetës.
Pavarësisht rasteve të krijuara, Napoli nuk arriti të konkretizojë, ndërsa Parma rezistoi me sukses deri në fund të takimit. Ky rezultat i kushton shtrenjtë skuadrës së Rrahmanit, e cila mbetet prapa në garën për titull kampion, duke humbur terren ndaj rivalëve direktë.
Një ndalesë e papritur për Napolin, që tani do të duhet të reagojë shpejt në javët në vijim për të mos u larguar edhe më shumë nga objektivi madhor.

