Legjenda e futbollit anglez, Rio Ferdinand, ka bërë një deklaratë bombastike duke vlerësuar kontributin dhe aftësitë e jashtëzakonshme të Cristiano Ronaldos.
“As Yamal, as Vinicius, as Haaland, as Mbappé nuk mund ta bëjnë atë që bëri Cristiano,” u shpreh Ferdinand, duke nxjerrë në pah ndikimin e portugezit në futbollin modern dhe rekordet e tij të pabesueshme.
Fjala e ish-mbrojtësit të Manchester United ka ndezur debat në rrjetet sociale, teksa fansat e futbollit krahasojnë legjendat e sotme me yllin portugez, duke diskutuar për trashëgiminë e tij të jashtëzakonshme në sport.

