Futboll Sport

Divorci me bashkëshorten mund të largojë Guardiolën nga Manchester City

E ardhmja e Pep Guardiola te Manchester City vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes, ndërsa mediat e huaja raportojnë se largimi i trajnerit spanjoll mund të lidhet më shumë me jetën personale sesa me futbollin.

Sipas raportimeve, Guardiola pritet t’i japë fund aventurës së tij në krye të Manchester City pas një dekade historike në klub, duke u larguar një vit para përfundimit të kontratës aktuale.

Burime pranë trajnerit bëjnë të ditur se vendimi lidhet ngushtë me divorcin nga bashkëshortja e tij, Cristina Serra. Raportohet se rinovimi i fundit i kontratës me Cityn ka ndikuar në largimin përfundimtar të Serrës drejt Barcelona, duke nisur edhe procedurat e divorcit.

Mediat shkruajnë se Guardiola ka tentuar gjatë muajve të fundit të rikthejë marrëdhënien dhe të ribashkojë familjen, por e konsideron të pamundur këtë nëse vazhdon të jetojë dhe të punojë në Angli.

Spekulimet janë shtuar edhe më shumë pas lajmit se tekniku spanjoll po investon rreth 15 milionë euro për blerjen e një vile luksoze pranë banesës së bashkëshortes së tij në Barcelonë.

Sipas raportimeve, Guardiola po mendon të fokusohet në futbollin e kombëtareve në të ardhmen, pasi ky rol do t’i lejonte të kalonte më shumë kohë pranë familjes.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së