Mbrëmja e së mërkurës sjell finalen e madhe të Ligës së Evropës, ku SC Freiburg dhe Aston Villa do të luftojnë për trofeun në stadiumin e Beshiktashit në Stamboll.
Finalja zhvillohet nga ora 21:00 dhe pritet të jetë një përballje spektakolare mes dy skuadrave që kanë kaluar një sezon të jashtëzakonshëm në arenën europiane.
Për Freiburgun, kjo është një arritje historike, pasi klubi gjerman ka siguruar për herë të parë një finale europiane nën drejtimin e trajnerit Julian Schuster. Gjermanët eliminuan gjatë rrugës skuadra si Genk, Braga dhe Celta Vigo.
Në anën tjetër, Aston Villa e drejtuar nga Unai Emery synon rikthimin në majat e futbollit europian. Anglezët siguruan finalen pasi eliminuan Nottingham Forest në gjysmëfinale.
Emery është një specialist i garës, pasi e ka fituar Ligën e Evropës katër herë më parë, tri me Sevilla FC dhe një me Villarreal CF.
Aston Villa rikthehet në një finale europiane pas shumë vitesh, ndërsa kujton suksesin historik të vitit 1982, kur fitoi Kupën e Europës duke mposhtur Bayern Munich në finale.
Tashmë gjithçka është gati për një natë të madhe europiane në Stamboll, ku njëra prej skuadrave do të shkruajë histori.

