Sport

Drita largon dy “dhjetësat”, por mbetet aktive në merkato

 

Klubi gjilanas Drita ka vendosur të largojë nga skuadra dy lojtarët e pozicionit ‘10’, Kostyshyn dhe Salifu, duke bërë ndryshime në repartin ofensiv të ekipit.

Ky vendim vjen pas një oferte të madhe për Redon Xhixhan, i cili vendosi të transferohej te Tirana, por klubi nuk është tërhequr nga aktiviteti në merkato.

Sipas burimeve, Drita është në bisedime me disa mesfushorë ofensivë nga Superliga shqiptare, dhe ka gatishmëri për të blerë kartonin e lojtarëve që synon për sezonin e ri.

Ditët në vijim pritet që bardhekaltërit të finalizojnë ndonjë transferim të ri për të forcuar repartin ofensiv dhe për të mbajtur nivelin konkurrues, duke synuar rikthimin e dominimit në futbollin shqiptar.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së