Boksieri i talentuar shqiptar Mergim Asani, me origjinë nga Shkupi dhe me banim në Vjenë, ka shënuar një tjetër fitore të rëndësishme, duke dëshmuar edhe një herë përkushtimin, disiplinën dhe forcën e tij në ring.
Me paraqitjen e tij të shkëlqyer, Asani po ndërton një karrierë serioze në botën e boksit, duke u bërë shembull frymëzimi për të rinjtë shqiptarë në mërgatë. Suksesi i tij është rezultat i punës së palodhur, sakrificës dhe besimit në ëndrrat e veta.
Si gjithmonë, Mergata TV vazhdon të mbështesë dhe promovojë mërgimtarët e suksesshëm, duke sjellë në vëmendje historitë e tyre të suksesit në diasporë.
Fitorja e Mergim Asanit është një krenari për të gjithë shqiptarët dhe një dëshmi se talenti shqiptar po shkëlqen kudo në botë.
Tv Mërgata

