Futboll Sport Vendi

Drita shpëton në fund, kapiteni Krasniqi vendimtar kundër Drenicës

Drita ka marrë një fitore të vështirë, por shumë të rëndësishme në garën për titull, duke mposhtur Drenicën me rezultat minimal 1-0.

Skuadra gjilanase hasi në rezistencë të fortë nga mysafirët, sidomos në pjesën e parë, ku nuk arriti të krijojë epërsi dhe u shfaq pa ide të qarta në fazën sulmuese.

Megjithatë, në fraksionin e dytë bardhekaltërit rritën presionin dhe kërkuan me ngulm golin e fitores. Vendimi i takimit erdhi në minutën e 92-të, kur kapiteni Besnik Krasniqi realizoi golin që i dha tri pikë të arta Dritës, duke shpërblyer këmbënguljen e ekipit deri në sekondat e fundit.

Me këtë fitore, Drita ngjitet në kuotën e 35 pikëve në vendin e dytë, vetëm një pikë më pak se Ballkani, që kryeson tabelën, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Prishtina mban vendin e tretë me 33 pikë, gjithashtu me një ndeshje më pak. Në anën tjetër, Drenica mbetet në pozitën e tetë me 21 pikë, duke vazhduar betejën për pozicionim më të mirë në renditje.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së