Është mbyllur pa fitues pjesa e parë e takimit mes Dritës dhe Drenicës, në kuadër të Superligës së Kosovës, që po zhvillohet në Gjilan.
Të dy skuadrat patën qasje serioze në lojë dhe krijuan disa tentativa drejt portës kundërshtare, por mungoi finalizimi për ta zhbllokuar rezultatin.
Pas 45 minutave të para, rezultati mbetet 0-0, ndërsa gjithçka mbetet e hapur për pjesën e dytë, ku pritet më shumë ritëm dhe konkretizim në fazën sulmuese.

