Dukagjini është skuadra e tretë që kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, pas një paraqitjeje të shkëlqyer kundër Feronikelit ’74.
Në çerekfinalen e zhvilluar para tifozëve vendas në Klinë, skuadra nga Dukagjini arriti një fitore të thellë 3-0. Golat u realizuan nga Dienit Isufi, Altin Mërlaku dhe Mërgim Peqeli, duke siguruar kualifikimin e merituar.
Pas Ballkanit dhe Ferizajt, Dukagjini i bashkohet listës së gjysmëfinalistëve. E fundit që do të përcaktohet është fituesi i përballjes Llapi–Malisheva, e cila zhvillohet këtë të enjte.

