Mario Mitaj dhe ekipi i tij, Al Itihad, do të përballen me një ndërprerje të papritur në kalendarin e Ligës së Kampionëve të Aziatikës, për shkak të tensioneve të rritura në rajonin e Gjirit.
Federata Aziatike e Futbollit ka vendosur të shtyjë ndeshjet e të tetave të finaleve ku marrin pjesë skuadra nga Arabia Saudite dhe Irani, përfshirë përballjen Al Itihad–Al Wahda.
Ndeshjet, të planifikuara për më 9 dhe 11 mars, do të zhvillohen më vonë. Situata ka ardhur pas rritjes së tensioneve mes Iranit, Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit, që ka ndikuar edhe në aktivitete të tjera sportive në rajon, përfshirë ndërprerjen e kampionatit në Katar.
Megjithëse klubet saudite dhe federata kanë propozuar që ndeshjet të zhvillohen në fusha neutrale, për momentin nuk ka vendim për zgjidhje alternative.
Mitaj dhe bashkëlojtarët e tij do të duhet të presin për një vendim të ri për datat e ndeshjeve, duke shtyrë përkohësisht aktivitetin e tyre në Championsin Aziatik.

