Futboll Sport

Dy klube të Kosovës nuk licensohen për Evropë

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka bërë të ditur se tetë nga dhjetë klubet e Superligës janë licencuar për të marrë pjesë në garat evropiane për edicionin e ardhshëm.

Sipas njoftimit zyrtar, gjithsej 12 klube kanë aplikuar për licencim, ndërsa shumica e tyre kanë përmbushur kriteret e kërkuara nga organet përkatëse.

Klubet që kanë siguruar licencën për garat evropiane janë: FC Drita, FC Ballkani, FC Malisheva, FC Prishtina, SC Gjilani, FC Dukagjini, FC Llapi dhe FC Ferizaj.

Në konkurrencën e femrave, licencën e kanë fituar KFF Mitrovica dhe KFV Prishtina.

Ndërkohë, dy klubet që nuk kanë arritur të sigurojnë licencimin për Evropë janë FC Drenica dhe FC Prishtina e Re, duke mbetur kështu jashtë garave ndërkombëtare për sezonin e ardhshëm.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së