Kanë kaluar dy muaj nga paraqitja e fundit e Medon Berishës me skuadrën e Lecce-s.
Dëmtimi që fillimisht ishte parashikuar ta mbante mesfushorin shqiptar jashtë fushave për rreth pesë javë, ka rezultuar më i ndërlikuar dhe ka zgjatur më shumë sesa ishte planifikuar.
Aktualisht, Berisha po zhvillon stërvitje individuale, me synimin për të rikthyer formën e plotë fizike. Ai ende nuk është gati për t’iu bashkuar grupit, ndërsa klubi po e monitoron nga afër procesin e rikuperimit.
Mbetet për t’u parë se kur Medon Berisha do të jetë sërish në dispozicion të stafit teknik të Lecce-s.

