Kombëtarja Sport

E bujshme nga Italia: Juventusi gati të sakrifikojë Vlahovicin për yllin e Kosovës

Juventusi ka nisur zyrtarisht planifikimet për revolucionin e repartit ofensiv në verën e ardhshme, me Dusan Vlahovicin që pritet të largohet për t’i hapur rrugë afrimeve të reja me perspektivë.

Sipas mediave italiane pranë klubit nga Torino, një nga emrat që ka tërhequr vëmendjen e bardhezinjve është sulmuesi kosovar Fisnik Asllani, i cili aktualisht aktivizohet te Hoffenheim në Bundesliga.

Sulmuesi 1.91 metra i gjatë po zhvillon një sezon mjaft pozitiv në Gjermani, duke regjistruar 19 paraqitje në Bundesliga dhe Kupën e Gjermanisë, ku ka kontribuar me 7 gola dhe 5 asistime, shifra që e kanë vendosur në radarët e klubeve të mëdha evropiane.

Hoffenheim e vlerëson Asllanin rreth 30 milionë euro, një shifër e konsiderueshme, por që për Juventusin mbetet e përballueshme duke parë moshën dhe potencialin e madh të sulmuesit kosovar.

Interesi për Asllanin nuk vjen vetëm nga Torino. Bayern Munich po ashtu po monitoron nga afër situatën, me bavarezët që e shohin si një alternativë afatgjatë, madje edhe në skenarin e zëvendësimit të Harry Kane në të ardhmen.

Plani i Juventusit është ndërtimi i një reparti krejtësisht të ri sulmues. Nëse realizohet transferimi i Youssef En-Nesyri, i cili pritet të ketë ndikim të menjëhershëm, bardhezinjtë synojnë të krijojnë një treshe sulmuese të përbërë nga En-Nesyri, Lois Openda dhe Fisnik Asllani. Ndërkohë, emri i Jonathan David nuk konsiderohet më prioritet.

Nga ana tjetër, Asllani mbetet i fokusuar te Hoffenheim, ku synimi kryesor është kualifikimi në Ligën e Kampionëve, edhe pse largimi i tij në verë duket gjithnjë e më i pashmangshëm.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së