Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të martë në Gjakovë, ku një i ri ka humbur jetën pasi është goditur me thikë.
Bëhet me dije se Rexhë Brahimaj është qëlluar me thikë dhe më pas është transportuar për në spital me urgjencë. Fatkeqësisht i riu nuk ka mundur që t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim autorin, i cili dyshohet se pasi ka qëlluar Brahimajn me thikë është arratisur.
Ndërsa ende nuk dihet shkaqet e plota që çuan në vrasjen me thikë të të riut.
