Barcelona ka fituar Superkupën e Spanjës, pasi mposhti Real Madridin me rezultatin 3-2 në finalen e zhvilluar në Jeddah, një ndeshje që dhuroi spektakël, ritëm të lartë dhe emocione deri në vërshëllimën e fundit.
Pjesa e parë plot gola Barcelona kaloi e para në avantazh në minutën e 36-të, kur Raphinha realizoi pas asistit të Fermín López. Reagimi i Real Madridit erdhi shpejt, me Vinícius Júnior që barazoi shifrat në minutën e 42-të.
Vetëm pak minuta më vonë, Robert Lewandowski riktheu epërsinë për katalanasit, duke shënuar për 2-1 pas asistit të Pedrit. Megjithatë, madrilenët nuk u dorëzuan dhe në minutën e 45+3’, Gonzalo García barazoi rezultatin në 2-2, pas një goditjeje nga këndi dhe devijimit të Dean Huijsen.
Vendos Raphinha Në pjesën e dytë, loja mbeti e hapur deri në minutën e 72-të, kur Raphinha shënoi golin vendimtar për Barcelonën, pas asistit të Dani Olmo dhe një devijimi të Raúl Asensio, duke vulosur fitoren 3-2.
Në minutat shtesë, Barcelona mbeti me një lojtar më pak, pasi Frenkie de Jong u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 90+1’, për një ndërhyrje të ashpër ndaj Kylian Mbappé. Megjithatë, katalanasit arritën ta menaxhojnë epërsinë deri në fund.
Me këtë fitore, Barcelona ngre Superkupën e Spanjës për të dytin vit radhazi në formatin “Final Four”, që zhvillohet në Arabinë Saudite, duke konfirmuar dominimin në këtë kompeticion.

