Futboll Kombëtarja Ndërkombëtare Sport

Emocione të mëdha! Muriqi shpërthen në lot, bashkëlojtari i tij: “Për Kosovën!”

Vedat Muriqi ishte protagonisti absolut në fitoren e madhe të Mallorca ndaj Real Madrid, por momenti më prekës erdhi pas golit të tij vendimtar.

Sulmuesi dardan realizoi në minutën e 91-të për fitoren 2-1, duke i dhënë skuadrës së tij tri pikë jetike në luftën për mbijetesë në La Liga.

Menjëherë pas golit, Muriqi nuk i përmbajti emocionet dhe u pa duke qarë në fushë, një moment që preku tifozët dhe u bë viral në rrjetet sociale.

Ndërkohë, bashkëlojtari i tij Johan Mojica i dha edhe më shumë peshë këtij momenti, duke iu drejtuar kamerës me fjalët: “Për Kosovë, për Kosovën!”

 

Fitorja ndaj Real Madridit jo vetëm që e nxjerr Mallorcan nga zona e rënies, por gjithashtu mbetet një nga momentet më emocionuese të sezonit për klubin dhe për vetë Muriqin.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së