Futboll Kombëtarja Ndërkombëtare Sport

Hero në minutat shtesë! Vedat Muriqi “fundos” Real Madridin dhe shpëton Mallorcan

Vedat Muriqi është kthyer në heroin e Mallorca, duke i dhënë një fitore të madhe ndaj Real Madrid në sekondat e fundit të ndeshjes.

Skuadra nga “Son Moix” triumfoi me rezultat 2-1, ndërsa sulmuesi dardan realizoi golin vendimtar në minutën e 91-të, duke iu përgjigjur në mënyrën më të mirë kritikave të ditëve të fundit.

Mallorca kaloi e para në epërsi me golin e Manu Morlanes në minutën e 41-të, ndërsa madrilenët barazuan në fund me Éder Militão në minutën e 88-të.

Megjithatë, kur dukej se ndeshja po shkonte drejt barazimit, në skenë doli Muriqi, i cili në një kundërsulm të shpejtë shënoi golin e fitores, duke shpërthyer festën në stadium.

Ky ishte goli i 19-të i tij në La Liga këtë sezon, duke konfirmuar formën e tij të jashtëzakonshme.

Me këtë fitore, Mallorca shkon në 31 pikë dhe largohet nga zona e rrezikut, ndërsa Real Madrid pëson një goditje të rëndë në garën për titull, me Barcelona që mbetet në avantazh dhe me një ndeshje më pak për të zhvilluar.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së